Autoritetet turke kanë arrestuar 20 persona në Izmir të Turqisë. Dyshohet se ata kanë lidhje me sulmin terrorist në Stamboll, ku humbën jetën 39 persona.

Ekipet e policisë pasi kanë bllokuar hyrjet dhe daljet nëpër lagje kanë ndaluar 20 persona të dyshuar me origjinë nga Dagestani, Turkistani lindor dhe Siria nga të cilët 11 prej tyre janë gra.

Ndër të tjera bëhet e ditur se 20 fëmijë bashkë me të dyshuarit, të cilët pretendohen se janë anëtarë të ISIS janë dërguar në polici.

Në kontrollet e kryera në shtëpitë e të dyshuarve u konfiskuan armë dhe pajisje të tjera ushtarake.

Gjithashtu pretendohet se të dyshuarit e ndaluar me të dyshuarin për sulmin terrorist në Ortakoy kanë qëndruar bashkë në një shtëpi në qytetin Konya.

4 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Sulmi në Stamboll, arrestohen 20 persona Sulmi në Stamboll, arrestohen 20 persona Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!