Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, gjenerali James Clapper ka thënë që presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar hakimin e e-mail të Partisë Demokratike dhe se motivet do të bëhen publike javën e ardhshme, transmeton Klan Kosova.

Megjithate Clapper nuk ka thënë që ky është një veprim lufte.

Rusia ka mohuar çfarëdo përfshirje, mirëpo Amerika ka lajmëruar sanksionet ndaj zyrtarëve rus.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të informohet ditën e premte mbi raportin, përderisa Barack Obama veçse është informuar ditën e enjte, ndërsa dokumentet e klasifikuara do të bëhen publike javën e ardhshme.

.

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Motivet e hakimeve të Rusisë do të bëhen publike Motivet e hakimeve të Rusisë do të bëhen publike Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!