Një polic turk dhe një punonjës i gjykatës në qytetin bregdetar turk, Izmir janë vrarë gjatë sulmit me veturë bombë, raporton Reuters, duke u mbështetur në burime policore.

Policia raportohet se ka vrarë dy persona që dyshohet se kanë kryer sulmin, prej të cilit edhe së paku 10 persona janë lënduar.

Policia po e kërkon një person të tretë si të dyshuar se ka marrë pjesë në organizimin e këtij sulmi.

Shpërthimi në qytetin e tretë më të madh të Turqisë pason vrasjen e 39 njerëzve në një lokal nate të Stambollit pak pas Vitit të Ri.

5 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Izmir, autobombë dhe sulm me armë, 4 të vrarë, 10 të plagosur Izmir, autobombë dhe sulm me armë, 4 të vrarë, 10 të plagosur Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!